Program për trajnim profesional të të rinjve të papunë të bashkësive fqinje

Kuadrot e rinj të papunë të bashkësive tona fqinje kanë mundësi të jashtëzakonshme për përmirësimin e tyre të mëtejshëm. Trajnimi profesional i Sh.A Çimentores USJE është në kombinim me përvojën praktike e cila mund të ndihmojë dhe mund të japë perspektiva të reja për punësim të këtij kuadri të ri.  

Pjesëmarrësit në këtë program edukativ tremujor marrin njohuri teorike dhe praktike për mirëmbajtje mekanike, prodhim të çimentos, si dhe njohuri nga lëmia e shëndetësisë dhe sigurisë si dhe për  ruajtjen e mjedisit.