USJE morri certifikim për OHSAS 18001:2007

Më 21 dhjetor 2010, Fabrika e Çimentos USJE Sh. A. Shkup morri certifikimin e Sistemit për Menaxhimin me Sigurinë dhe Shëndetin gjatë Punës OHSAS 18001:2007 nga ana e trupit të pavarur për certifikim ELOT. Pas revizionit të kryer nga ana e ELOT ishte konstatuar që Sistemi për Menaxhim me Sigurinë dhe Shëndetin gjatë Punës në USJE ishte në tërësi i përputhur me standardin OHSAS 18001:2007.

Sistemi për Menaxhim me Sigurinë dhe Shëndetin gjatë Punës OHSAS 18001:2007 në të ardhmen do të drejtojë qasjen tonë drejt realizimit të prioritetit tonë primar “zero aksidente”. Përgjegjësia e qartë organizative do të mbështetet me programe voluminoze trajnimi, komunikim, disiplinë të rreptë procedurale si dhe politika lokale dhe zhvillimore dhe aksion plane. Kërkohet përpjekje maksimale dhe dedikim nga gjithë punonjësit me qëllim të ndjekjes së trendëve të reja nga fusha e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës për shkak të përmirësimit të vazhdueshëm të Sistemit për Menaxhim me Sigurinë dhe Shëndetin gjatë Punës (OHSAS 18001:2007).

Fabrika e Çimentos USJE Sh. A. Shkup ishte certifikuar me Sistemin për Cilësi ISO 9001:2000 në vitin 2004, ndërsa në vitin 2006 fituam certifikatën për Sistemin për Menaxhim me Mjedisin Jetësor ISO 14001:2004, me të cilat zgjeruam përpjekjet tona të vazhdueshme për uljen e ndikimit të aktiviteteve tona mbi mjedisin jetësor.
OHSAS 18001:2007 është Sistemi i tretë i cili implementohet në USJE, ndërsa hapi jonë vijues do të jetë bashkimi i tre sistemeve në një Sistem të Integruar.