Groupacioni Titan - Raporti nëntmujor i vitit 2009

Qarkullimi i mjeteve të Grupacionit TITAN për nëntë muajt e parë të vitit 2009 arriti në 1,046.2 mil. €, që është 11.6% më pak kundrejt vitit paraprak. EBITDA ka një rënie prej 11.4% duke arritur në 257,9  mil. €. Fitimi neto i Grupacionit, pas interesave dhe taksave arriti në 103,7 mil. €. Kjo tregon një rënie prej 36,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rezultatet janë ndikuar pozitivisht nga vlerësimi i dollarit dhe paundit Egjiptian kundrejt euros në kursin këmbimor, qarkullim i mjeteve të Grupaciont ka një rënie prej 14,4%, ndërsa EBITDA ka një rënie prej 12,6%.

Rezultatet e përgjithshme të  Grupacionit u ndikuan negativisht nga kriza e qëndrueshme në sektorin e ndërtimitarisë në SHBA, rënies së vazhdueshme të kërkesës për materialet ndërtimore në Greqi dhe rënies në  tregjet e Evropës Juglindore. Kjo pjesërisht është amortizuar nga rritja e konsideruështme e   tregut të ndërtimtarisë në  Egjipt. 

Në tremujorin e tretë, fitimi operacional (EBITDA) tregoi një rënie të vogël prej 2,1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky  rezultat u ndikua nga  kontrolli  i shpenzimeve në të gjitha nivelet të Grupacionit dhe efekti pozitiv që pati ulja e çmimeve të karburantit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

 € m.

Tremujori i III 2009

Tremujori i III 2008

% e dnryshimiit

9 mujori i 2009

9 mujori i 2008

% e ndryshimit

Qarkuliimi i mjeteve

362.6

418.5

(13.4%)

1,046.2

1,183.5

(11.6%)

EBITA

96.8

98.9

(2.1%)

257.9

291.0

(11.4%)

Profiti para taksave

51.4

57.0

(9.9%)

128.2

179.4

(28.6%)

Neto profiti pas taksave dhe interesave

44.3

47.3

(6.3%)

103.7

163.2

(36.5%)


Në Greqi, përkeqësimi i gjendjes së përgjithshme ekonomike dhe rrënia në tregun e shtëpive (real estate) ka ndikuar negativisht në aktivitetin e ndërtimitarisë. Në Greqi dhe në Evropë, EBITDA nëntmujore e vitit 2009, arrijn 96 mil. €. Që tregon rënie prej 29% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008.

Në SHBA, kemi rënie të kërkesës për materialet  ndërtimore, si pasojë ngopje të ofertës në tregun e shtëpive, rënien e vazhdueshme e dhënies të lejeve të ndërtimit, si dhe krizës në  tregun industrial dhe afarist. Sa u përket investimeve publike, vetëm një pjesë minimale e fondeve nga programi për stimulimin ekonomik janë shpërndarë deri tani, me një ndikim të papërfillshëm mbi kërkesën për ndërtim dhe  materialeve ndëritmore  në treg. Fitimi Operativ (EBITDA) është ulur në  20% duke arritur në  28 mil. €.

Në Evropën Juglindore, kemi një rënie të konsiderueshme për materialet ndërtimore në të gjithë tregjet rajonale. Ndërtimi i fabrikës të  çimentos në Shqipëri vazhdon sipas planit. Njëkohësisht, Grupacioni ka zgjeruar prezencën e saj në tregjet rajonale, në pritje të startimit të fabrikës së re në tremujorin e parë të vitit 2010. EBITDA në Evropën Juglindore ka një rënie prej 26% ose 61  mil. €.

Sa i përket rajonit në Mesdheun Lindor, rritja e vazhdueshme e kërkesës në Egjipt, e kombinuar me blerjet e bëra në vitin 2008, çoi në një rritje të konsiderueshme të rezultateve financiare. Në nëntë mujorin e parë, kemi një rritje të EBITDA prej 91% ose në total prej 72,5 mil. €.

Duke ju përshtatur gjendjes aktuale, Grupacioni TITAN mbetet i fokusuar në gjenerimin e një cash flow (llogarisë rrjedhëse) pozitive me uljen e shpenzimeve, reduktimin e kapitalit të punës, nevojat si dhe duke u prirur nga menaxhimi kursyes. Shitjet, shpenzimet e përgjithshme dhe administrative në nëntmujorin e vitit  2009, janë  ulur me 16%, krahasuar me vitin e kaluar. Në të njëjtën kohë, borxhi neto i Grupacionit u reduktua në 85  mil. €.  krahasuar me fundin e vitit 2008.

Rezultatet janë ndikuar negativisht nga rritja e shpenzimeve financiare, si shkak i rritjes së normës të interest nga kreditet dhe rritjes së  shkallës së amortizimit, poashtu edhe nga  investimet ekspansioniste të  Grupacionit  në vitin 2008. Për më tepër, një ndikim pozitiv njëtratësh i tatimeve prej16 milion €. që Grupacioni  regjistroi  në vitin 2008, pati efekt në  krahasimin me të njëjtën periudhë të vitit 2009.

 

PERSPEKTIVA  DERI NË FUND TË VITIT 2009

Në kontekstin e krizës së vazhdueshme ekonomike, trendet që mbizotërojnë në tregjet tona në nëntë muajt e pare në thelb pritet të mbarten edhe në pjesën tjetër të vitit. Me gjithë kushtet e pafavorshme që mbizotrojnë për momentin Grupacioni mbetet i fokusuar në objektivat dhe prioritetet strategjike.

Në SHBA, Shoqata e prodhuesve të Çimentos Portland kohë më parë rikorigjoi  parashikimin e konsumit të çimentos për vitin 2009, me -27%, ndërsa për vitin  2010, përmirësimi  i pritur u  përgjysmua në vetëm 5%. Poashtu pritet  që programi ekonomik stimulues përmes ankandeve për  projektet e infrastrukturës publike  të mos ndikoj ndjeshëm në rritjen e  kërkesës për çimento deri në fund të këtij viti.

Në Greqi, sektori i ndërtimtarisë parashikohet të vazhdon  të mbetet i dobët, që do ndikojë negativisht në kërkesën për materialet ndërtimore.

 Në Evropën Juglindore, trendet negative në sektorin e ndërtimitarisë priten të vazhdojnë në kuadrin e një recesioni të pergjithshëm ekonomik në rajon.

Nga ana tjetër, në Egjipt, aktivitetet në rritje në sektorit e ndërtimtarisë pritet të vazhdojnë me të njejtin  ritëm të  lartë. Linja e re e prodhimit me kapacitet prej 1.5 milionë ton\çimento në vit, në fabrikën Suef Beni, u përfundua brenda afatit dhe  buxhetit të parashikuar. Startimi u bë në nëntor të vitit 2009, dhe linja  e re e prodhimit  tashmë është duke u përballuar  me kërkesën në rritje.

Së fundi, në Turqi, sa i përket tregut të çimentos parashikimet janw që oferta  të jetë më e madhe se kërkesa së pakti në planin  afat-shkurtër, duke mbajtur  çmimet e shitjes në nivele të ulëta.

 

REZULTATET FINANCIARE TË KOMPANISË

Në nivelin e Kompanisë amë, qarkullimi i mjeteve  ka arritur vlerën prej  339,6 mil. €., ose  rënie prej 19%, ndërsa EBITDA arriti në 88,5  mil. €. ose rënie prej 24%, si reflektim i  rënies në tregun e brendshëm. Fitimi neto pas tatimit dhe interesave ka një rënie prej 51% krahasuar me vitin e mëparshëm duke arritur në 40,9  mil. €.

Titan është prodhues i  pavarur i çimentos dhe  materialeve ndërtimore me  një eksperiencë mbi 100 vjeçare në këtë industri. Me selinë  në Greqi ky  Grupacion operon në 7 vende të botës, me 12 çimentore. Titan gjatë gjithë historinsë së  saj ka për qëllim të kombinojë përsosmërinë në punë me respektin për njerëzit, shoqërinë dhe mjedisin.

Në vitin 2008, Grupacioni ka shitur mbi 17,2 m. ton  çimento dhe materiale te tjera në baze të çimentos, 5,4 mil. m3 beton të gatshëm, 18,6 m. ton  agregat dhe materiale të ndryshme si blloqe betoni, mortaja të thatë etj.

Informata më të detajuara si dhe informacione tjera financiare mund të gjeni në faqen tonë të  internetit: www.titan-cement.com