Vizita e nxënësve të shkollave fillore në Kisella Vodë

Arsimi është fuqia lëvizëse në shoqëri e cila krijon ndryshim, promovimin dhe avancimin. Arsimi është një nga prioritet kryesore të politikës sociale koorporative  të Fabrikës së Çimentos USJE SH. A. Shkup si pjesë e përpjekjeve tona për krijim të vlerës plotësuese për të gjithë, posaçërisht për më të rinjtë.
Çdo i ri sot përballohet me sfidën e madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjen e profesionit të ardhshëm. Çdo person i ri që prej moshës së vogël demonstron talente të veçanta dhe tregon pëlqim dhe afinitet për profesione të ndryshme , por a ka pasqyrë dhe informatat e nevojshme për atë çfarë nënkupton profesioni i caktuar dhe çfarë ai bart me vete? Çfarë nënkupton profesioni i caktuar ose vendi i punës në jetën e përditshme, çfarë sfidash bart ai pa marrë parasysh sa tërheqës duket dhe cilat janë përgjegjësitë e punës.Prandaj, në USJE dëshirojmë ti ndihmojmë të rinjtë gjatë përcaktimit të interesave ,profesionit talentit dhe afiniteteve me anë të prezantimit të drejtpërdrejtë të profesioneve, vendeve të punës, funksionet dhe përgjegjësitë në Kompaninë tonë.


Kështuqë, në sajë të projektit Partnerë të Shkollave, USJE për nxënësit e klasave të fundit të shkollës fillore nga Kisella Voda organizoi vizitë dhe turne rreth  Kompanisë dhe njoftim të drejtpërdrejtë me profesionet, menaxhmentin, vendin dhe mjedisin e punuës, sjellja, përgjegjësitë dhe aktivitetet e përditshme.
Rreth 90 nxënës të klasës së tetë prej SH. F. Kiril Pejqinoviq kanë pasur mundësinë të vizitojnë Sektorin e Financave dhe Sektorin për kualitet (laboratorin) dhe të njoftohen drejtpërdrejtë me punonjësit, menaxherët si dhe aktivitetet dhe përgjegjësitë e këtyre departamenteve.