Projekti “Partneritet me shkollat“


Përgjegjësia koorporative shoqërore çdoherë është në thelbin e filozofisë së TITAN dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe vazhdueshme mbi punën e saj si ndërmarrje afariste si dhe mbi marrëdhëniet e punës dhe përfshirjen në shoqëri. Politika jonë shoqërore implementohet në fushat në të cilat kemi njohuri dhe eksperiencë të madhe, e cila paraqet një parakusht i detyrueshëm për vlerën e shtuar të cilën dëshirojmë të krijojmë. Tre fushat mbi të cilat ne përqendrojnë përpjekjet tona janë: arsimi, mjedisi jetësor dhe shëndet dhe siguri gjatë punës. Me anë të përpjekjeve të vazhdueshme për ZERO aksidente, TITAN dhe USJE kanë zhvilluar ekspertizë të madhe, njohuri dhe eksperiencë në fushën e shëndetit dhe sigurisë gjatë punës.

Duke ndjekur përkushtimin strategjik për mbështetje të zhvillimit me anë të arsimit dhe përforcimit të partneritetit tonë të fuqishëm me komunitetin lokal, relacionet e fqinjës dhe nevojat e komunitetit tonë dhe shoqërisë në tërësi, Fabrika e Çimentos USJE SH. A. Shkup ka filluar projektin “Partneritet me shkollat“.

Projekti ka për qëllim të përmirësojë shëndetin dhe sigurinë si dhe kushtet ekologjike në shkollat dhe foshnjoret si pjesë e obligimit tonë vullnetar për mbështetje të arsimit dhe procesit arsimore në shtet si dhe përpjekja jonë, njohuria dhe eksperienca në fushën e shëndetit dhe siguri dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Projekti përfshin tetë shkolla fillore dhe një foshnjore në komunën e Kisella Vodës. Secili prej menaxherëve ishte emëruar për përgjegjës, gjegjësit “të adoptojë” një shkollë ose foshnjore. Përveç kësaj, ekzistojnë edhe përgjegjësi të përbashkëta, kryesisht menaxherë të ndryshëm janë përgjegjës për aktivitete të ndryshme të projektit (mbrojtje të mjedisit jetësor, aktivitete makinerie, elektrike dhe ndërtimore, etj.). Projekti filloi me takime personale të secilit menaxher me drejtorët e shkollave “të tij/saj” të emëruar për të prezantuar projektin, qëllimet e projektit dhe aktivitetet projektuese dhe të kërkojë prej secilës shkollë të caktojë prioritetet dhe nevojat të cilat kompania jonë do të mund të plotësojë në kuadër të projektit, gjegjësisht shëndet dhe siguri dhe mbrojtje të mjedisit jetësor. Pasi ishin dorëzuar listat me prioritete nga gjithë shkollat, ekipi i projektit “Partneritet me shkollat” ka grupuar nevojat dhe prioritetet në një Aksion Plan të përbashkët.    

Pas caktimit të prioriteteve të secilës shkollë, filluam me përpilimin e Aksion Planit të përbashkët për gjitha aktivitetet të cilat kanë qenë të kërkuar nga shkollat. Pothuaj gjithë shkollat kanë pasur nevojë për gardh të ri ose riparime të gardheve ekzistuese. Punë ndërtimore dhe elektrike gjithashtu ishin kërkuar nga secila shkollë për të përforcuar sigurinë e fëmijëve.

Megjithatë, Fabrika e Çimentos USJE SH. A. Shkup dhe njerëzit tanë nuk do të mundeshin vetë të fillojnë, zbatojnë ose përfundojnë gjitha aktivitetet. Ishte e nevojshme të zgjerojmë vlerën tonë, të kërkojmë prej bashkëpunëtorëve tanë të bashkëngjiten në këtë përpjekje për të mirën e fëmijëve, arsimin e tyre dhe shoqërinë në tërësi. Ne i bindëm bashkëpunëtorët tanë dhe furnizues të marrin pjesë në këtë aksion të shtimit të vlerës në bazë vullnetare ose me çmime më të ulëta për shërbimet e tyre ose materialet.

Implementimi i projektit filloi në vitin 2010, në fillim të pushimeve verore kur nxënësit nuk janë në shkollë gjatë kryerjes së riparimeve të instalimeve elektrike ose kur në shkollat dhe oborret e shkollave kushte makineri e rëndë dhe pajisje tjetër dhe vazhdoi deri në fund të vitit.

Projekti do të vazhdojë edhe në vitin 2011, me përfshirje të një shkolle fillore plotësuese për fëmijët me nevoja të posaçme dhe përfshirje të trajnimit dhe edukimit të mësimdhënësve për shëndet dhe siguri gjatë punës për të krijuar ekipe të mësimdhënësve për shëndet dhe siguri në bashkëpuno me Entin për Mbrojtje Shëndetësore.

Fabrika e Çimentos USJE SH. A. Shkup në bashkëpunim me komunën e Kisella Vodës do të mundohet të përfshijë në projekt gjithë biznes komunitetin e Kisella Vodës. Shpresohet që në fund të muajit mars, kryetari i komunës së Kisella Vodës, Marjan Gjorçev të organizojë një mbledhje të afaristëve në Kisella Vodë, në të cilën ky projekt do të prezantohet nga ana e USJE-s. Jemi me shpresë që edhe kompanitë tjera në Kisella Vodë në mënyrë pozitive do të pranojnë këtë projekt dhe me ndihmën e tyre do të kontribuojmë më tepër për zhvillimin e komunitetit.


Për më tepër, klikoni këtu.