Çimentorja Usje Titan shpërndau bursat për MBA studimet postdiplomike

30.12.2009 – Shkup, Çimentorja Usje Titan vazhdon me mbështetjen e edukimit të kuadrove perspektiv të rinj. Në këtë drejtim Çimentorja Usje Titan dha tre bursa për studime postdiplomike për menaxhim dhe administrim biznesi në Fakultetin Ekonomik pranë Univerzitetit Shën Kiril dhe Metodij në Shkup. Fituesit e bursave janë Bojan Krckovski, ekonomisti i diplomuar, Hristina Cigarida, inzhiner mekanik i diplomuar dhe Ilçe Gjurovski inzhiner teknolog i diplomuar, Përzgjedhja e kandidatëve është bërë përmes konkursit publik, ndërsa të tre fituesit janë diplomuar me mesataren e notave të larta, të cilët janë momentalisht pa kontrata pune. 

 

“Tu jepet mbëstetje të rinjve perspektiv që janë të gatshëm ti zgjerojnë dituritë e tyre, është   nder dhe moment i veçantë për Çimentoren Usje Titan. Edhe në të ardhmen ne do të vazhdojmë me kursin tonë në mbështetjen e edukimit të  brezit të ri sepse në këtë mënyrë ne investojmë në ardhmërinë tonë, tha me këtë rast Boris Hrisafov, Drejtori egzekutiv i Çimentores Usje Titan.
Çimentorja Usje Titan e zgjeroi aktivitetin e saj me mbështetjen e edukimit të kuadrove të rinj dhe për herë të parë me dhënien e bursave postdiplomike në Univerzitetin Shën Kiril dhe Metodij në Shkup. Deri tani Çimentorja Usje Titan tradicionalisht jepte bursa për menaxhim  dhe administrim biznesi në fakultetin Alba në Atinë, R. e Greqisë. Kjo traditë do vazhdon edhe në periudhën e  ardhme.