Debat publik për Propozimin A Licenca Integruese Ekologjike

Shkup, 21.10.2010

Në sallën e restorantit Zhurnal në Komunën e Kisella Vodës u mbaj debat publik për propozim licencën për përputhje me planin operativ për Fabrikën e Çimentos USJE SHA Shkup.

Në debatin publik morën pjesë udhëheqësia e Fabrikës së Çimentos SHA Shkup, ndërsa në emër të pushtetit lokal dhe pushtetit qendror, para publikut prezent u drejtuan z Marijan Gjorqev, kryetar i komunës së Kisella Vodës dhe z Filip Ivanov, drejtor i Drejtorisë për Mjedis Jetësor në kuadër të Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. 

Në atmosferë pozitive dhe me anë të disa prezantimeve dhe debateve, përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe pushtetit qendror, udhëhqësia e Fabrikës së Çimentos SHA Shkup si dhe pjesëmarrësit tjerë ishin dakord që Fabrika e Çimentos SHA Shkup, jo vetëm që plotëson kërkesat ligjore për një licencë të tillë, por edhe ndërmerr aktivitete plotësuese për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Duke demonstruar nivelin e lartë të interesit, angazhimit dhe motivimit për krijimin e një komuniteti në të cilën zhvillimi ekonomik dhe shoqëror paralelisht zhvillohet me vetëdije ekologjike dhe merren masa për avancimin e mjedisit jetësor, Fabrika e Çimentos SHA Shkup krijon një model bashkëkohor të industrisë të cilën duhet të synojnë gjithë kapacitetet tjera industriale.